Arritje për sportin shqiptar, Franko Burraj kualifikohet në gjysmëfinalen e Botërorit të Atletikës

Talenti shqiptar Franko Burraj është kualifikuar për në gjysmëfinalen e 4oo metrave, në Kampionatin Botëror të Atletikës. Ai është i pari atlet shqiptar

Mars 1, 2024 - 14:30
 0
Arritje për sportin shqiptar, Franko Burraj kualifikohet në gjysmëfinalen e Botërorit të Atletikës

Talenti shqiptar Franko Burraj është kualifikuar për në gjysmëfinalen e 4oo metrave, në Kampionatin Botëror të Atletikës.

Ai është i pari atlet shqiptar mashkull që merr pjesë në gjysmëfinalet e një botërori.

“Në Kampionatin Boteror të Atletikes që po mbahet nga datat 1-3 mars në Glasgoë të Skocisë në Britaninë e Madhe, atleti shqiptar Franko Burraj sapo u kualifikua për në gjysmëfinalen e 400m, gara e tij e preferuar, me kohën 46.86, ose vetëm 3 të qindtat më pak se rekordi kombëtar që mbahet nga po ai vetë. Atleti i talentuar shkodran Franko Burraj është i pari atlet shqiptar mashkull që do të marrë pjesë në një gjysmëfinale botërori. Gara e gjysmëfinales do të mbahet po sonte në orën 21.10 me orën lokale (22.10 me orën tonë). I urojmë suksese Frankos!”, shkruan Federata Shqiptar e Atletikës. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.