Arsenal dhe Man.United eleminohen nga Kupa, ecin përpara Chelsea dhe Liverpool

Arsenal dhe Manchester United u eleminuan nga Kupa e Ligës në Angli në fazën e 1/8. “Topcinjte” u mundën 3 me 1 nga

Nëntor 2, 2023 - 12:40
 0
Arsenal dhe Man.United eleminohen nga Kupa, ecin përpara Chelsea dhe Liverpool

Arsenal dhe Manchester United u eleminuan nga Kupa e Ligës në Angli në fazën e 1/8. “Topcinjte” u mundën 3 me 1 nga Uest Ham duke i dhënë lamtumirën trofeut të parë sezonal.

 

Një autogol i Ben Uait zhblllkoi rezultatin ne një prej sfidave derbi të Londrës në minutën e  16.

 

Pavarësisht lojës së mire të Arsenal, ishte sërish skuadra vendase e cila dyfishoi me Kudus në nisje të pjesës së dytë, ndërsa Bouen trefishoi pak më vonë duke mbyllur llogarite. Goli i Odegard në shtese ishte vetëm për statistike.

 

Përshendetet me kupën e ligës edhe Manchester United, që mori një humbje të rëndë në shtëpi 3 me 0 nga Njukasell.

 

Skuadra e Ten Hag e mori golin e parë nga Almiron në minutën e  29, pastaj dyfishoi Hall dhe në minutën e  61 ishte Uillok që mposhti Onanen.

 

Fate të kundërta për Liverpool dhe Chelsea që avanacojnë në këtë trofe. Të kuqtë mundën 2 me 1 Bërnmuth falë një super Darvin Nunjez ndërsa Chelsea mposhti Blekbernin 2 me 0 përmes golave të Badiashil dhe Stërling.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.