Arsenali i armëve në Vlorë, policia jep detaje nga aksioni, arrestohet “Zoto”

Policia e Vlorës ka dhënë detaje lidhur me arsenalin e armëve të sekuestruar në Vlorë. Policia njofton se është arrestuar një 31-vjeçar. Gjatë

Shkurt 12, 2024 - 18:14
 0
Arsenali i armëve në Vlorë, policia jep detaje nga aksioni, arrestohet “Zoto”

Policia e Vlorës ka dhënë detaje lidhur me arsenalin e armëve të sekuestruar në Vlorë. Policia njofton se është arrestuar një 31-vjeçar. Gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të të arrestuarit, në lagjen “Isa Boletini” u sekuestrua municion luftarak, 1 minë me telekomandë, 4 armë zjarri automatik (njëri prej tyre me silenciator), 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, 1 peshore elektronike dhe 1 palë targa automjeti.

31-vjeçari i arrestuar njihej me nofkën “Zoto”. Arsenali i armëve të sekuestruara do t’i nënshtrohet ekspertizës për të përcaktuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.

“Gjatë kontrollit në ambientin në përdorim të 31-vjeçarit (i njohur me nofkën “Zoto”) dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 minë me telekomandë, 4 armë zjarri automatik (njëri prej tyre me silenciator), 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, 1 peshore elektronike dhe 1 palë targa automjeti”, thuhet në njoftim./vizionplus/tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.