Arsenali që u kap në Banjskë, fabrika serbe pranon se ka pasur në inventar disa nga armët
Fabrika e armëve Zastava në Kragujevc të Serbisë pranoi për herë të parë për mediat e huaja se disa nga armët e sekuestruar në arsenalin në Banjskë të Kosovës kanë qenë pjesë e inventarit të saj më herët. Përgjigjja vjen në një kohë teksa vijojnë hetimet për të zbuluar se ku i kishin siguruar armët […]
Fabrika e armëve Zastava në Kragujevc të Serbisë pranoi për herë të parë për mediat e huaja se disa nga armët e sekuestruar në arsenalin në Banjskë të Kosovës kanë qenë pjesë e inventarit të saj më herët.
Përgjigjja vjen në një kohë teksa vijojnë hetimet për të zbuluar se ku i kishin siguruar armët terroristët serbë që vranë efektivin kosovar dhe lidhjet e tyre me autoritetet serbe.
Kjo është hera e parë që fabrika më e madhe serbe e armëve konfirmon informacionet e publikuara më herët nga autoritetet në Kosovë, se grupi i personave të armatosur që sulmuan Policinë e Kosovës kishin armë të prodhuara në Serbi.
Mirëpo, ajo që mbetet e panjohur është se kur janë prodhuar këto armë, kujt i janë shitur dhe si kanë përfunduar në duart e sulmuesve të maskuar që u përleshën me Policinë e Kosovës.
Sipas Ligjit për prodhimin dhe tregtinë e armëve në Serbi, prodhuesit e pajisjeve ushtarake janë të detyruar të mbajnë dokumente për armët që prodhon. Në mesin e këtyre të dhënave përfshihen ato për llojin, sasinë, numrin serial, klientët dhe datat e dorëzimit.
Autoritetet në Kosovë kanë fajësuar Serbinë se qëndron prapa mbështetjes së grupit që kreu sulmin, si në aspektin e mbështetjes me armë, por edhe duke u ofruar trajnime në bazat ushtarake në Serbi.
/a.r
What's Your Reaction?