Artistja nga Kosova synon një tjetër rekord Guinness, realizon mozaikun më të madh në botë me flamurin kombëtar

Arbnora Fejza Idrizi synon të thyejë një tjetër rekord botëror. Artistja nga Kosova ka realizuar një mozaik me rastin e festave të 28-29 Nëntorit, i përbërë nga 120 mijë origami, dhe përfaqëson flamurin kombëtar. I ndërtuar në qytetin kosovar të Skënderajt, mozaiku zë një sipërfaqe prej 1300 metrash katrorë. Me instalacionin e sotëm, Arbnora Fejza […]

Nëntor 27, 2023 - 20:53
 0
Artistja nga Kosova synon një tjetër rekord Guinness, realizon mozaikun më të madh në botë me flamurin kombëtar

Arbnora Fejza Idrizi synon të thyejë një tjetër rekord botëror. Artistja nga Kosova ka realizuar një mozaik me rastin e festave të 28-29 Nëntorit, i përbërë nga 120 mijë origami, dhe përfaqëson flamurin kombëtar. I ndërtuar në qytetin kosovar të Skënderajt, mozaiku zë një sipërfaqe prej 1300 metrash katrorë.

Me instalacionin e sotëm, Arbnora Fejza Idrizi synon të hyjë në librin e rekordeve Guinness për mozaikun më të madh të origami në botë. Kujtojmë që Arbnora ka hyrë edhe më herët në librin e rekordeve Guinnes pasi realizoi mozaikun më të madh origami në botë me flamurin e Kosovës.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.