Asamble dhe revolucion

Nga Artur Ajazi Janë dy terma që nuk shkojnë gjëkundi bashkë. E ndërsa Edi Rama ka mbledhur Asamblenë e Partisë Socialiste, duke konturuar “piketat” e fushatës së 2025, duke thirrur në llogaridhënie gjithë drejtuesit politikë dhe ata socialistë, Berisha ka zgjedhur të bitisë “revolucionin” nga banesa e tij. As Fidel Kastro nuk do ta kishte […]

Shkurt 12, 2024 - 12:36
 0
Asamble dhe revolucion

Nga Artur Ajazi

Janë dy terma që nuk shkojnë gjëkundi bashkë. E ndërsa Edi Rama ka mbledhur Asamblenë e Partisë Socialiste, duke konturuar “piketat” e fushatës së 2025, duke thirrur në llogaridhënie gjithë drejtuesit politikë dhe ata socialistë, Berisha ka zgjedhur të bitisë “revolucionin” nga banesa e tij. As Fidel Kastro nuk do ta kishte menduar ta bënte. E ndërsa Edi Rama, bën bilancet e tij pozitive për investimet, integrimin, takimet me liderët në Europë, ndërsa Edi Rama pret të takojë Blinken në Tiranë, pak metra më tutje, në një rrugicë mblidhen dhe ngrejnë zërin e tyre “revolucionarët”.

Shajnë, akuzojnë dhe ofendojnë “regjimin, klikën, kryeministrin, ministrat, amerikanët, europianët”, dhe pastaj deklarojnë çdo natë “fitoren”. E habitshme. Edhe Basha këtë bënte 2 vjet e gjysëm më parë, tek deklaronte “fitoren pas protestës”.

Duket se qenka “genetike” në atë parti, fitorja nga selia dhe rrugica. E vetmja “shpresë” për revolucionarët mbetet intervista e Arben Ahmetajt, “akuzat” e tij, zigzaket dhe shfajësimet  që ai bën ndaj vehtes, duke treguar me gisht ish-shokët e tij socialiste.

E ndërsa Edi Rama mbledh të vetët, Asamblenë, apo dhe kongreset për të ndezur “motorrët” e fushatës pasi nuk ka kohë të tepërt për të humbur, në krahun tjeter, buçasin fjalimet e “revolucionareve”, tek ftojnë shqiptaret të mblidhen në 20 Shkurt. Me demek për të “hedhur nga froni kreun e regjimit Rama, ashtu siç hodhëm Enverin”.

Dhe gallata me “hedhjen e bustit të Enverit” vazhdon prej 33 vitesh. E tregon gjithmonë Berisha, sikur “ai ka hedhur bustin e Enverit dhe solli demokracinë”. Në fakt këto përralla dimri, me “20 shkurte, me përmbysje regjimi dhe sjellje të pluralizmit”, mund ti besojnë  sot vetëm gjimnazistët. Edhe pse kanë kaluar mbi 3 dekada, sërish në PD, e dinë se është viti 1990 apo 1992.

Eshtë fatale mungesa e kujtesës, mungesa e ndërgjegjësimit për kohën ku jetojmë. Akoma dhe sot Berisha u flet të tijëve për “bllokmenë, regjim, komunizëm, socializëm, agresion, luftë ndaj pronarëve dhe përmbysje me revolucion”. E ndërsa Edi Rama po punon qysh sot për fitoren e PS në zgjedhjet e reja në 2025, në një rrugicë diku, mblidhen poshtë ballkonit të ish-liderit të tyre revolucionarët e fundit, të një partie ky veç emri u ka mbetur “demokratike”, pasi të tjerat kanë mbetur siç kanë qenë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.