Asambleja e OKB-së miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, ja si u ndanë votat

Asambleja e OKB-së miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë. Me 84 vota “pro” është miratuar Rezoluta për Përkujtimin e Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. Nga votimi i përgjithshëm vetëm 19 vota kanë qenë kundër, dhe kanë qenë 68 abstenime. Rezoluta ishte sponsorizuar nga tridhjetë vende ndërsa propozuesit zyrtar ishin Gjermania dhe Ruanda, shkruajnë mediat vendase. […]

Maj 23, 2024 - 17:55
 0
Asambleja e OKB-së miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, ja si u ndanë votat

Asambleja e OKB-së miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.

Me 84 vota “pro” është miratuar Rezoluta për Përkujtimin e Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Nga votimi i përgjithshëm vetëm 19 vota kanë qenë kundër, dhe kanë qenë 68 abstenime.

Rezoluta ishte sponsorizuar nga tridhjetë vende ndërsa propozuesit zyrtar ishin Gjermania dhe Ruanda, shkruajnë mediat vendase.

Rezoluta parashikon që 11 korriku të shpallet si dita ndërkombëtare e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995.

Republika Srpska ka dërguar një raport në OKB duke kërcënuar me qëndrimin se “miratimi i rezolutës për Srebrenicën do të shkaktonte konflikte të brendshme” në Bosnje e Hercegovinë.

Lideri separatist, Milorad Dodik, i sanksionuar nga SHBA dhe shumë i afërt me Rusinë, ka kërcënuar shpesh se do të ndajë Republika Srpska nga Bosnja në rast të miratimit të rezolutës./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.