Asambleja e Përgjithshme e OKB/ Begaj: Moment i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar

Presidenti Begaj do të kryesojë delegacionin shtetëror të Republikës së Shqipërisë që do të marrë pjesë në Javën e Punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Përmes një postimi në rrjetin social zyrtar të tij në Facebook, Presidenti Begaj shkruan se Java e Nivelit të Lartë të Asamblesë së […]

Shtator 18, 2023 - 16:34
 0
Asambleja e Përgjithshme e OKB/ Begaj: Moment i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar

Presidenti Begaj do të kryesojë delegacionin shtetëror të Republikës së Shqipërisë që do të marrë pjesë në Javën e Punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Përmes një postimi në rrjetin social zyrtar të tij në Facebook, Presidenti Begaj shkruan se Java e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së po fillon. Presidenti Begaj shton se ky është një moment i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar, mbushur me takime bilaterale dhe diskutime me liderë të tjerë botërorë.

“Java e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB po fillon. Ky është një moment i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar, mbushur me takime bilaterale dhe diskutime me liderë të tjerë botërorë”, shkruan Begaj në Facebook.

Së bashku me kryetarët e shteteve/qeverive të të 193 vendeve anëtare të OKB-së, Presidenti Begaj do të mbajë fjalën, në cilësi kombëtare, në Debatin  e Përgjithshëm të AP të Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu, Presidenti Begaj, do të marrë pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i cili do të mbahet në New Jork, në vigjilje të Sesionit të 78-të të AP të OKB. Edhe në këtë forum, Presidenti do të mbajë fjalën, në emër të Shqipërisë, në Segmentin e dedikuar të Dialogut të Udhëheqësve, përkrah kryetarëve të delegacioneve zyrtare  të vendeve të tjera.

Presidenti Begaj gjatë periudhës së qëndrimit në New York do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me krerë të tjerë shtetesh dhe zyrtarë të lartë amerikanë, por edhe me përfaqësues të shoqatave të diasporës shqiptare në SHBA./f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.