Asgjësohen 980 bimë narkotike në Skrapar, në pranga dy autorët

Policia ka asgjësuar 980 bimë narkotike kanabis në një zonë të pyllëzuar të Skraparit, në fshatin Novaj.   Policia ka mundur të identifikojë

Shtator 5, 2023 - 09:52
 0
Asgjësohen 980 bimë narkotike në Skrapar, në pranga dy autorët

Policia ka asgjësuar 980 bimë narkotike kanabis në një zonë të pyllëzuar të Skraparit, në fshatin Novaj.

 

Policia ka mundur të identifikojë dhe vërë në pranga dy autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike. Gjithashtu, janë sekuestruar 2 radio marrëse-dhënëse që u gjetën në banesat e tyre.

 

Po ashtu, kryetari i fshatit Novaj dhe inspektori i shërbimit pyjor të kësaj zone janë proceduar penalisht, për shpërdorim të detyrës.

 

Gjatë të gjitha fazave të operacionit “Tomorri”, janë asgjësuar 2105 bimë narkotike kanabis, janë arrestuar 5 persona, është shpallur në kërkim 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.