Asgjësohen mbi 10 mijë bimë kanabis në Velipojë, pezullohen nga detyra 3 nënkomisarë dhe 1 inspektor
Zbulimi i gati 11 mijë rrënjëve kanabis në Velipojë të Shkodrës u ka kushtuar detyrën 4 policëve në policinë e Velipojës, mes tyre dhe shefit të policisë së këtij komisariati. Nga hetimet paraprake, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit pezulloi nga detyra, për mospërmbushje të detyrave (shkelje e parashikuar nga neni 209/1 i […]
Zbulimi i gati 11 mijë rrënjëve kanabis në Velipojë të Shkodrës u ka kushtuar detyrën 4 policëve në policinë e Velipojës, mes tyre dhe shefit të policisë së këtij komisariati.
Nga hetimet paraprake, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit pezulloi nga detyra, për mospërmbushje të detyrave (shkelje e parashikuar nga neni 209/1 i rregullores së Policisë së Shtetit), 4 punonjës policie:
-Nënkomisar Pal Prendi, shef i stacionit të policisë Velipojë.
-Nënkomisar Admir Xhaka, specialist për krimet.
-Inspektor i parë Arben Tahiraj, ndihmës specialist SPZ për zonën.
-Nënkomisar Ardian Çuli, specialist i njësisë Shqiponja, përgjegjës i zonës për kontrollin e territorit nga DVP Shkodër.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit
Si rezultat i inteligjencës policore, të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, në territorin e njësisë administrative Velipojë.
Asgjësohen nëpërmjet djegies 10 920 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që ishin kultivuar në këtë fshat.
Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ngriti një grup të posaçëm hetimor, për të përcaktuar përgjegjësinë e strukturave përkatëse vendore, për shkaqet e mosevidentimit të kësaj veprimtarie kriminale, nga vetë këto struktura, deri në këto momente.
Nga hetimet paraprake, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit pezulloi nga detyra, për mospërmbushje të detyrave (shkelje e parashikuar nga neni 209/1 i rregullores së Policisë së Shtetit), 4 punonjës policie:
– Nënkomisar P. P., shef i Stacionit të Policisë Velipojë, njëkohësisht përgjegjës për monitorimin e zonës;
– Nënkomisar A. Ç., specialist i njësisë “Shqiponja”, përgjegjës i zonës për kontrollin e territorit nga DVP Shkodër;
– Nënkomisar A. Xh., specialist për hetimin e krimeve në zonën ku u gjetën bimët narkotike;
– Inspektor i parë A. T., ndihmësspecialist (SPZ) në zonën ku u gjetën bimët narkotike;
What's Your Reaction?