Asgjesohen mbi 2 mijë bimë kanabis/ Arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës (EMRI)

Në Vaun e Dejës janë asgjësuar 2100 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në fshatin Mjedë. Droga kultivohej në ara të mbjella me misër, ndërsa në pranga përfundoi një 28-vjeçar. Ai u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike. Sipas policisë i arrestuari është Samet Gjeta, banues në fshatin Gur i Zi, […]

Gusht 10, 2023 - 13:25
 0
Asgjesohen mbi 2 mijë bimë kanabis/ Arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës (EMRI)

Në Vaun e Dejës janë asgjësuar 2100 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në fshatin Mjedë.

Droga kultivohej në ara të mbjella me misër, ndërsa në pranga përfundoi një 28-vjeçar.

Ai u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike. Sipas policisë i arrestuari është Samet Gjeta, banues në fshatin Gur i Zi, Shkodër.

Vau i Dejës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Corn”, si rezultat i kontrolleve të Policisë, në çdo skaj të territorit, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Asgjësohen 2100 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Mjedë.

U kap në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër tokën arë të mbjellë me misër, vihet në pranga 28-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve me skuadra të Policisë dhe me dronë të rezolucionit të lartë, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, me mbështetjen dhe të informacioneve nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Corn”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi S. Gj., 28 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, Shkodër.

28-vjeçari u kap në flagrancë, në një tokë arë të marrë me qira, në fshatin Mjedë, teksa kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër bimë misri, për t’i fshehur.

Në këtë sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara 2100 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies, përveç një pjese të vogël të tyre, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast kultivimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.