Asgjësohen mbi 50 kilogramë kanabis në Dimal, një në pranga dhe një në kërkim

Policia ka sekuestruar mbi 50 kilogramë bimë narkotike në Dimal. Uniformat blu njoftojnë se lënda narkotike ishte në proces tharje, në oborrin e

Tetor 23, 2023 - 09:20
 0
Asgjësohen mbi 50 kilogramë kanabis në Dimal, një në pranga dhe një në kërkim

Policia ka sekuestruar mbi 50 kilogramë bimë narkotike në Dimal. Uniformat blu njoftojnë se lënda narkotike ishte në proces tharje, në oborrin e një banese që ishte përshtatur për kultivimin e kësaj bime.

 

Policia ka asgjësuar lëndën narkotike si dhe ka sekuestruar me 1 përforcues grushti dhe 3 celularë.     Si pasojë është vënë në pranga një 38-vjeçar dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.