Asistoi 3 të rinjtë e dhunuar në Mal të Zi, flet mjeku i Shkodrës: Nuk kanë dëmtime serioze

Mjeku i urgjencës në Shkodër, që ju ka asistuar 3 shtetasve të dhunuar në Mal të Zi ka deklaruar se nuk kishin marrë

Janar 7, 2024 - 15:05
 0
Asistoi 3 të rinjtë e dhunuar në Mal të Zi, flet mjeku i Shkodrës: Nuk kanë dëmtime serioze

Mjeku i urgjencës në Shkodër, që ju ka asistuar 3 shtetasve të dhunuar në Mal të Zi ka deklaruar se nuk kishin marrë dëmtime serioze.

Mjeku Astrit Lahi tha se pas ekzaminimeve nuk u konstatuan dëmtime serioze në tru për shkak të goditjeve.

“Gjendja e tyre e përgjithshme dukej e mirë, pa ndonjë çregullim neurologjik ose nga traumat. U kryen të gjitha ekzaminimet sipas procedurave përkatëse dhe nuk rezultuan me dëmtime të rënda. nuk kishin dëmtime të rënda të trurit apo në sistemin nervor. Plaga në sy ishte pa dëmtim, është konsultuar me okulistin dhe janë dhën ekzaminimet përkatëse dhe mjekimi përkatës, por që nuk rezulton me dëmtime të thella që mund të rezultojë me humbje të shikimit”, tha mjeku.

Sakaq, njëri prej të dhunuarve në dëshminë e tij ka deklaruar se nuk kanë provokuar askën. Sipas dëshmisë, tre të rinjtë kishin ndaluar me makinën e tyre kur persona të panjohur iu afruan dhe filluan ta godisnin makinën. Në momentin që kanë zbritur për të parë se çfarë po ndodhte, i kanë dhunuar dhe ata.

Policia malazeze tha se ka identifikuar trej presj autorëve të dyshuar.

Të lënduar kanë mbeture Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi të cilët janë rikthyer në Shqipëri mëngjesin e sotëm./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.