Asociacioni/ Analisti: Kurti po bën lojëra politike që të dalë fitues e jo humbës, s’mund ta kalojë lumin pa u lagur

Analisti Jeton Halimi, në një lidhje live nga Prishtina për “Ballkan Update”, theksoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përpiqet të kamuflojë asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri nëpërmjet mashtrimeve. Ai thotë se Kurti po bën lojëra politike për të dalë si fitues dhe jo si humbës. “Unioni evropian do t’i vlerësojë [...]Read More...

Nëntor 14, 2023 - 16:40
 0
Asociacioni/ Analisti: Kurti po bën lojëra politike që të dalë fitues e jo humbës, s’mund ta kalojë lumin pa u lagur

Analisti Jeton Halimi, në një lidhje live nga Prishtina për “Ballkan Update”, theksoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përpiqet të kamuflojë asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri nëpërmjet mashtrimeve. Ai thotë se Kurti po bën lojëra politike për të dalë si fitues dhe jo si humbës.

“Unioni evropian do t’i vlerësojë shtetet veç e veç për rregullat dhe kushtet që kanë për zbatimin e marrëveshjes. Kosova e ka pasur obligim, e ka dhe duhet të fillojë realizimin e themelimit të asociacionit. Kurti këto lojëra i përdor vetëm me një qëllim, për me dalë para opinionin jo si humbës dhe jo si mashtrues. Për këtë dihet shumë qartë që Kurti s’ka ku të shkojë dhe do të digjet politikisht, moralisht në çdo aspekt sepse ka mashtruar popullatën dhe tani po mundohet të gjejë zgjidhje.

E ftoj zotin Kurti që të fillojë sa më shpejt me themelimin e asociacionit dhe të marrë vlerësimin nga unioni evropian dhe nga emisarët e përbashkët që ishin në Kosovë dhe të mos bëjë lojëra politike, të gjejë një alibi andej apo këtej. Mendoj se janë fiskultura të tij politike për të kaluar lumin pa lagur dhe nuk mundet. Kurti është mbështetur për muri, e lexova se edhe Vuçiç e kishte tërhequr deklaratën për mosnjohje të Kosovës.

Duhet që do t’i fitojë zgjedhjet me çdo kusht dhe jam i bindur që pas tyre do të fillojë me zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, edhe të kaluara edhe të Ohrit. Kurti i përdor këto terma dhe lojëra për qëllimin dhe kamufluar themelimin e asociacionit apo vetë menaxhimit siç ia ka vënë emrin tani. Dashtë zoti të mos kemi autonomi siç po flitet sepse minon në themele shtetësinë e Kosovës.”, u shpreh analisti./abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.