Aspirimi i sekrecioneve, Fatos Nano i nënshtrohet Endoskopisë

Ish-kryeministri Nano iu nënshtrua të Martën procedurës “Endoskopike” nëpërmjet “Trakeostomisë” për të aspiruar sekrecionet në rrugët e mushkërisë. Ndërhyrja ka rezultuar e suksesshme, por parametrat e oksigjenit pësuan luhatje, ndërsa i është rikthyer temperatura. Por këtë të mërkure shëndeti i Fatos Nanos u përmirësua ndjeshëm, ku në intervale të ndryshme kohore, ai është shkëputur nga […]

Shtator 6, 2023 - 12:48
 0
Aspirimi i sekrecioneve, Fatos Nano i nënshtrohet Endoskopisë

Ish-kryeministri Nano iu nënshtrua të Martën procedurës “Endoskopike” nëpërmjet “Trakeostomisë” për të aspiruar sekrecionet në rrugët e mushkërisë.

Ndërhyrja ka rezultuar e suksesshme, por parametrat e oksigjenit pësuan luhatje, ndërsa i është rikthyer temperatura. Por këtë të mërkure shëndeti i Fatos Nanos u përmirësua ndjeshëm, ku në intervale të ndryshme kohore, ai është shkëputur nga aparatura e aspirimit.

Pas daljes nga intubimi, mjekët e spitalit privat po aplikojnë që prej një jave, procedurën e “Trakeostomisë”, që po rezulton efikase.

Kjo procedurë lejon kalimin e ajrit dhe oksigjenit drejt mushkërisë nëpërmjet aparatit të vendosur.

Gjithçka mundësohet nga një tub që është i lidhur me respiratorin dhe trakenë e pacientit. Ai ndodhet i shtruar që prej datës 24 Gusht në një spital privat.

Nano vuan nga insuficenca respiratore, pamjaftueshmëria e mushkërisë për të funksionuar normalisht. Ky problem shëndetësor kronik që po kalon z. Nano njihet në gjuhën mjekësore si SPOK.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.