Aston Villa ndalet pas 3 fitoresh, skuadra e Emeri barazon vetëm në minutën e 97

Aston Vila nuk e shfrytëzoi në maksimum përplasjen e madhe të kësaj jave në kampionatin anglez mes dy rivaleve për titull Liverpool dhe

Dhjetor 23, 2023 - 15:25
 0
Aston Villa ndalet pas 3 fitoresh, skuadra e Emeri barazon vetëm në minutën e 97

Aston Vila nuk e shfrytëzoi në maksimum përplasjen e madhe të kësaj jave në kampionatin anglez mes dy rivaleve për titull Liverpool dhe Arsenal.

Kjo pasi skuadra e Unai Emeri u ndal në një barazim shtëpiak 1 me 1 nga Shefild United në fushën e vet.

Pika e marrë e ka çuar Aston Vilen në kuotën e  39 pikëve duke ndarë vendin e parë me Arsenalin mirëpo, topçinjtë si dhe te kuqtë e Liverpoolit që janë një pikë pas kanë mundësi ta parakalojnë.

Ndonëse e dominoi ndeshjen në fushën e vet. Aston Vila humbi disa raste të mira për shënim duke gjetur përballë edhe  në forme të shkëlqyer të portierit mik Foderingham.

E sikur të mos mjaftonte kjo, në minutën e Arcer shtangu tifozët në Vila Park duke kaluar në avantazh Shefild United. Për të rikthyer qetësinë e për të shmangur humbjen e vendasve mendoi italiani Xaniolo me një gol të shënuar me kokë në minutën e 97.

Aston Vila ndalet pas tre fitoresh radhazi duke humbur shansin për të qenë kampione dimri. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.