Atalanta bie pa Gjimshitin, dëmtohet mbrojtësi kuqezi, Torino shkërrmoq Bërgamaskët

  Torino fundoi Atalantën në duelin përmbyllës të javës së 14 të kampionatit Italian, transmetuar në Tring, duke e ndëshkuar me një rezultat

Dhjetor 5, 2023 - 12:32
 0
Atalanta bie pa Gjimshitin, dëmtohet mbrojtësi kuqezi, Torino shkërrmoq Bërgamaskët

 

Torino fundoi Atalantën në duelin përmbyllës të javës së 14 të kampionatit Italian, transmetuar në Tring, duke e ndëshkuar me një rezultat të thellë 3 me 0.

 

Ndeshje e nisur tmerrësisht keq për skuadrën bergamaske, e cila pasi i shpëtoi një gjuajtje të shqiptarit të Torinos Vojvoda, mori në minutën  19 një tjetër goditje të fortë.

 

Berat Gjimshiti, kapiten i kombëtares tonë u dëmtua duke krijuar një boshllëk të konsiderueshëm në prapavijën e miqve. Ndonëse tentoi të qëndronte në fushë, stafi mjekësor i Atalantës e pa të arsyeshme të mos e rrezikonte mbrojtësin kuqezi, që sipas analizave paraprake ka pësuar një tërheqje jo të rëndë në kofshën e majtë.

 

Torino shfrytëzoi këtë moment dhe Duvan Zapata një ish i madh i ndeshjes, ndëshkoi Atalantën në minutën 22 pas një shërbimi të Vlasic. I vetmi reagim i miqve pas disavantazhit ishte me de ketelare, por pjesa e parë u mbyll 1 me 0.

 

Në të dytën Torino shton dominimin dhe gjen edhe golin e dytë me penallti në minutën e 55 me anë të Sanabria.  Në fund në shtesë ka kohë edhe për golin e dytë personal për Duvan Zapatën, që hakmerret ndaj ish-skuadrës së tij në këtë mënyrë duke i shënuar një dygolësh.

 

Bergamaskët humbasin terren dhe janë të 8 në renditje me 20 pikë, ndërsa Torino festën ditëlindjen e vet të 117 në mënyrën më të bukur të mundshme duke u ngjitur në kuotën e `19 pikëve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.