Atalanta e Gjimshitit shkruan historinë, Leverkusen dorëzohet në finalen e Europa League

Kapiteni Berat Gjimshiti ngre në “qiellin” e Dublinit trofeun e Europa League, në mbrëmjen më historike të Atalanta-s. Atalanta triumfon në finalen e parë europiane dhe çon në Itali trofeun e Europa League. Skuadra e Gian Piero Gasperini mposhti me rezultatin 3-0 Bayer Leverkusen-in e Xabi Alonso-s, me Ademola Lookman që bëhet lojtari i parë […]

Maj 22, 2024 - 23:20
 0
Atalanta e Gjimshitit shkruan historinë, Leverkusen dorëzohet në finalen e Europa League

Kapiteni Berat Gjimshiti ngre në “qiellin” e Dublinit trofeun e Europa League, në mbrëmjen më historike të Atalanta-s.

Atalanta triumfon në finalen e parë europiane dhe çon në Itali trofeun e Europa League.

Skuadra e Gian Piero Gasperini mposhti me rezultatin 3-0 Bayer Leverkusen-in e Xabi Alonso-s, me Ademola Lookman që bëhet lojtari i parë në historinë e Europa League që shënon “hat-trick” në finale.

Lookman zhbllokoi takimin me golin e shënuar në minutën e 12’, teksa në minutën e 26’ po ai gjeti rrugën drejt rrjetës, duke dyfishuar avantazhin e italianëve.

Kjo përballje u vulos në minutën e 75’ kur Lookman shënoi golin e tretë personal dhe për ekipin e tij.

3-0 dhe Atalanta i jep fund ecurisë pa humbje të Leverkusen, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bie për herë të parë këtë sezon, pas 51 ndeshjeve pa humbje.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.