Atalanta e Gjimsitit, spektakël ndhe fitore ndaj Milanit

Atalanta ka fituar një ndeshje spektakolare përballë Milanit, e cila u mbyll me rezultatin 3-2 në favor të vendasve vetëm në sekondat e fundit. Vendasit zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe krijuan dhjetëra raste, dhe në fund fati i shpërbleu. Lookman shënoi i pari për Dea-n, teksa barazoi Giroud në limitet e pjesës së parë. […]

Dhjetor 9, 2023 - 20:28
 0
Atalanta e Gjimsitit, spektakël ndhe fitore ndaj Milanit

Atalanta ka fituar një ndeshje spektakolare përballë Milanit, e cila u mbyll me rezultatin 3-2 në favor të vendasve vetëm në sekondat e fundit.

Vendasit zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe krijuan dhjetëra raste, dhe në fund fati i shpërbleu.

Lookman shënoi i pari për Dea-n, teksa barazoi Giroud në limitet e pjesës së parë. Pjesa e dytë nisi me gol për vendasit dhe Lookman ishte sërish deçiziv.

Nga ky moment, Atalanta mund të kishte shënuar dhe disa herë të tjera, por Maignan bëri heroin duke penguar që topi të prekte rrjetën edhe njëherë. Në minutën e 80, në një aksion aspak të rrezikshëm, Milan gjeti dhe golin e barazimit me Jovic.

Teksa mendohej se gjithçka po shkonte drejt barazimit, Muriel nxori nga arkivat e tij një devijim me finte, që mposhti gjigantin e portës kuqezi.

Me këtë humbje,  kuqezinjtë mbeten në vendin e tretë me 29 pikë të grumbulluara në 15 ndeshje.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.