Atalanta-Juventus finalja e Kupës së Italisë, skuadra e Gjimshitit mund Fiorentinën

Atalanta iu bashkua Juventusit si dy skuadrat finaliste të kupës së Italisë. Bergamaskët fituan 4 me 1 ndeshjen e kthimit ndaj Fiorentinës duke

Prill 25, 2024 - 12:00
 0
Atalanta-Juventus finalja e Kupës së Italisë, skuadra e Gjimshitit mund Fiorentinën

Atalanta iu bashkua Juventusit si dy skuadrat finaliste të kupës së Italisë. Bergamaskët fituan 4 me 1 ndeshjen e kthimit ndaj Fiorentinës duke sfumuar krejtësisht humbjen e pësuar 1 me 0 në Toskanë në ndeshjen e parë. Ndeshje e bukur dhe e luftuar përballja e dytë në Lombardi. Vendasit shënuan një gol të shpejtë me anë të Kopmainers në minutën e 8, duke ekuilibruar shifrat e përgjithshme.

Në fillim të pjesës së dytë vjollcët u tronditën edhe më shumë, pasi Milenkoviç u ndëshkuan me kartonin e kuq. Mirëpo pak minuta më vonë miqtë befasuan Atalantën, duke shënuar përmes Martines Kuarta. Gjithsesi një gol nuk e mbajti gjatë entuziazmin e Fiorentines, pasi Skamaka në minutën e 75 shënoi një supergol me roveshatë që riktheu në avantazh vendasit.

Në këto kushte ndeshja duhet te shkonte në shtesë mirëpo në minutën e 95 ishte Lukman që çoi festë te bergamaskët me golin e tij që u desh të konfirmohej edhe nga sistemi VAR. Pati kohë edhe në minutën e 8 shtesë për golin e katërt të skuadrës së Gasperinit me autor Pasalic. Gjimshiti edhe në këtë ndeshje luajti një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e Atalantës. Finalja e kupës së Italisë do të luhet në 15 maj. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.