Atalanta shtyn Romën jashtë Champions, skuadra e Gjimshitit merr e vetme vendin e pestë, feston Bologna

Atalanta mundi Romën 2 me 1 në duelin direkt për zonën Champion, e tashmë jo vetëm duke i parakaluar verdhekuqë. Bergamaskët janë të

Maj 13, 2024 - 14:45
 0
Atalanta shtyn Romën jashtë Champions, skuadra e Gjimshitit merr e vetme vendin e pestë, feston Bologna

Atalanta mundi Romën 2 me 1 në duelin direkt për zonën Champion, e tashmë jo vetëm duke i parakaluar verdhekuqë. Bergamaskët janë të pakapshëm në këtë fazë të sezonit teksa pasi centruan finale e Europa League, tanimë ecin me hapa galopantë për të blinduar kualifikimin në Champions përmes Serie A, pa pritur se çfarë do të ndodhe në finale e Dublinit në Europa League, ku gjithashtu Si fitues të mundshëm kanë mundësi të jenë në Champions në sezonin e ri.

Dominim i dukshëm i Gjimshitit dhe shokëve të tij të skuadrës përballë Romës. Belgu De Ketelar  me dy gola në 2 minuta në mesi e pjesës së parë vendosi suksesin e rëndësishëm të DEA-s. Deri në fund të pjesës së parë Atalanta pati shansin  ta fundosë përfundimisht Romën e De Rosit, por fati nuk ishte me ta në shtyllat e De Ketelar dhe Kopmeiners. Edhe pjesa e dytë pati të njëjtën muzikë, por Skamaka, De Ron, De Ketelar, Lukman dhe Pasalic nuk shfrytëzuan një sërë mundësish.

Të gjitha gabimet iu kthyen mbi kurriz lombardëve, të cilët pas një penalltie të shkaktuar nga Hatebor, pësuan golin e parë nga Pelegrini, mirëpo përtej kësaj miqtë nuk ia dolën të marrin qoftë edhe një pikë. Roma vështirëson ndjeshëm tanimë kualifikimin në Champions pasi është në vendin e gjashtë 3 pikë pas Atalantës që mes të tjerash ka edhe një ndeshje më pak. Mirëpo ky rezultat, kualifikoi matematikisht në Champions Bolonjën dhe Juventusit.

Të parët festuan gjatë natës në sheshin e qytetit pas 60 vitesh rikthimin në trofeun më të rëndësishëm të klubeve, ndërsa Juventus shmangu turpërimin duke barazuar 1 me 1 në Torino me Salernitanën e vendit të fundit. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.