Atentat mafioz çiftit shqiptar në Athinë. Vritet burri, plagoset rëndë gruaja!

Një atentat mafioz ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Athinë. Në shënjestër të këtij sulmi ka qenë një çift shqiptar. Mediat greke shkruajnë se si pasojë e atentatit ka mbetur i vrarë burri dhe e plagosur gruaja. Çifti shqiptar ishin në një makinë kur u qëlluan me armë. Autori ka qenë duke lëvizur me […]

Maj 9, 2024 - 21:45
 0
Atentat mafioz çiftit shqiptar në Athinë. Vritet burri, plagoset rëndë gruaja!

Një atentat mafioz ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Athinë. Në shënjestër të këtij sulmi ka qenë një çift shqiptar.

Mediat greke shkruajnë se si pasojë e atentatit ka mbetur i vrarë burri dhe e plagosur gruaja.

Çifti shqiptar ishin në një makinë kur u qëlluan me armë. Autori ka qenë duke lëvizur me një motor kur ka ndaluar pranë tyre dhe ka shtënë me armë.

Sipas të njëjtave burime, ngjarja ka ndodhur në zonën e Vyronas në kryeqytetin grek. Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarëve. Më shumë detaje pritet që të dalin në vijim.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.