Atentat mafioz shqiptarit në Greqi, qëllohet me 3 plumba

GREQI– Një 43-vjeçar shqiptar ka rënë pre e një atentati mafioz mbrëmjen e së mërkurës, 24 janar, në Kato Achaia. Sipas informacioneve të protothema.gr,

Janar 25, 2024 - 10:18
 0
Atentat mafioz shqiptarit në Greqi, qëllohet me 3 plumba

GREQI– Një 43-vjeçar shqiptar ka rënë pre e një atentati mafioz mbrëmjen e së mërkurës, 24 janar, në Kato Achaia.

Sipas informacioneve të protothema.gr, gjithçka ka ndodhur rreth orës 23:30, kur shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, po kthehej në shtëpi.

43-vjeçarit i është afruar një makinë e zezë, e cila drejtohej nga një perosn i paidentifikuar. Ky i fundit ka nxjerë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të tij.

Shqiptari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjenncë në spital.

Në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja pistolete 9 mm dhe një fishek i deformuar. Policia po punon për identifikimin e autorit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.