Atentat shqiptarit në Spanjë, 34-vjeçari qëllohet me 5 plumba

Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë pre e një atentati mbrëmjen e djeshme në Marbella të Spanjës. Sipas medieve spanjolle, ngjarja ka ndodhur në

Prill 14, 2024 - 14:10
 0
Atentat shqiptarit në Spanjë, 34-vjeçari qëllohet me 5 plumba

Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë pre e një atentati mbrëmjen e djeshme në Marbella të Spanjës. Sipas medieve spanjolle, ngjarja ka ndodhur në qendrën tregtare Guadalmina, në Marbella (Málaga), pranë A-7, pranë qytetit kufitar të Estepona.

Shqiptari është qëlluar të paktën 5 herë me armë zjarri dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëdnetësore.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, por ende nuk ka asnjë person të arrestuar.

Qendra tregtare e lartpërmendur në Marbella është kthyer në një pikë të nxehtë në pastrimin e hesapeve mes bandave në Costa del Sol.

Më 28 tetor, tre persona të armatosur me kapuç hapën zjarr ndaj dy personave, të cilët u plagosën. Pasi kanë qëlluar, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.