Atentate, drogë dhe lidhjet politikë-krim, çfarë dihet deri tani mbi operacionin ndaj emrave VIP

Forca të shumta policie janë mobilizuar këtë të premte në disa qytete të Shqipërisë për të ekzekutuar urdhër arrestet e lëshuara për personazhe të njohur të botës së krimit që kanë tërhequr vëmendjen e mbarë opinionit publik për ngarje të bujshme kriminale ndër vite. Aksioni blic u shtri në Lezhë, Kurbin, Nikël, Fushë Krujë, Tiranë, […]

Maj 17, 2024 - 12:05
 0
Atentate, drogë dhe lidhjet politikë-krim, çfarë dihet deri tani mbi operacionin ndaj emrave VIP

Forca të shumta policie janë mobilizuar këtë të premte në disa qytete të Shqipërisë për të ekzekutuar urdhër arrestet e lëshuara për personazhe të njohur të botës së krimit që kanë tërhequr vëmendjen e mbarë opinionit publik për ngarje të bujshme kriminale ndër vite.

Aksioni blic u shtri në Lezhë, Kurbin, Nikël, Fushë Krujë, Tiranë, Shkodër e Vlorë. SPAK ka lëshuar 43 urdhër arreste.

Vizion Plus ka mësuar emrat e 11 kontigjentëve të krimit për të cilët SPAK ka lëshuar masa arresti.

Ata janë:

Leonard Duka
Erlis Duka
Fatmir Hyseni alias Doçja
Arben Ndoka
Xhevi Ndoka
Albert Zaja
Valter Bami
Durim Bami
Astrit Avdylaj
Plaurent Dervishaj
Endrit Dokle

Leonard Duka njihet si kreu i ‘Klanit Duka’, grupi kriminal që ka pasur një konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinajt. Emri i Dukës është shumë i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptarë.
Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani. Por për mediat, Duka është i njohur edhe si i dashuri i miss-it, Trejsi Sejdini. Edhe pse është përpjekur që ta mbajë sekrete këtë histori dashurie, mediat, përfshirë edhe ato ndërkombëtaret duket se e kanë përmendur emrin e 20-vjeçares.

Armiqësia e Dukës me Ervis Martinajn ka tërhequr më së shumti vëmendjen. Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosëve më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra milion euro si, dhe një investitor i madh në sektorin e ndërtimit, ishte kthyer ‘në gjahun’ më të shtrenjtë të rivalëve të tij, shpesh për këtë ‘gjah’ është përmendur edhe ‘Klani Duka’.

Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë falë intuitës personale, por më shumë si një njeri që dispnon informacion të dorës së parë nga brenda policisë dhe vetë organizatave kriminale që kërkojnë eliminimin e tij.

Erlis Duka është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2009 në zonën e “Ali Demit” në Tiranë është konfliktuar me një 22-vjeçar të quajtur Endri Musollari.
Dy të rinjtë janë përleshur midis tyre dhe pas konfliktit Erlis Duka asokohe 19 vjeç, ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi Endri Musollarin.

Motivi i plagosjes mësohet se ka qenë gjendja e dehur e Musollarit gjë që e ka nxehur autorin Erlis Duka. Më pas në 20 mars 2017 Erlis Duka së bashku me vëllain e tij Leonard Duka kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Eduard Duka.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e quajtur “Aleksandër Moisiu” në trotuarin pranë lokalit “Nek Bar”, ku Eduard Duka është qëlluar me armë zjarri pistoletë, nga një person. Dëshmitarë okularë janë shprehur se Eduard Duka është qëlluar me pistoletë nga një person që ka patur skafandër në kokë dhe është larguar me “papaq” që e priste në rrugë, në drejtim të hotelit “Bermon.”

Fatmir Hyseni, Doçja njihet në Vlorë me nofkën “Doqe” dhe ka një të kaluar kriminale dhe është dyshuar si një nga bashkëpuntorët e vrasjes së vëllait të Viktor Ymerit në Vlorë, ose siç njihet ndryshe në këtë qytet si “Tori i Xhihanes”. Sipas informacioneve që policia e Vlorës ka referuar në policinë e kryeqytet për Fatmir Hyseni, vrasja e vëllait të Viktorit ka ndodhur në Vlorë në vitin 1999, dhe ai ashtu si dhe vetë Viktori, ka qënë daja i Edison Harizaj, i konsideruar në Vlorë si “i paprekshmi”, por i vrarë me 52 plumba në 7 nëntor 2018 në dalje të Durrësit, ku së bashku me të mbeti i vrarë dhe Genci Caci. Ka rezultuar se Fatmir Hyseni është çam, dhe kunati i Dritan Veselit ose siç njihej ndryshe në qytetin bregdetar si “Didi i Vlorës” ose “Didi Çami”, i vrarë në 14 shtator 2004 në Vlorë/

Arben Ndoka, ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka, i cili u arrestua si pjesë e një grupi kriminal pas hetimeve për dosjen 339, u shfajësua nga katër akuzat që ishin ngritur ndaj tij mbi tjetërsimin e pronave në Shëngjin.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka, është hetuar në të kaluarën si pjesë e një grupi kriminal pas hetimeve për dosjen 339.

Nga përgjimet telefonike të Prokurorisë, Arben Ndoka rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Rana e Hedhun në Shëngjin. Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me grupin e Avdylajve të Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.

Xhevi Ndoka është vëlla i ish-deputetit socialist, Arben Ndokja. Ai eshte p%rfshire ne dosjen per tjetrsimin e pronave në Shëngjin.

Albert Zaja është i përfshirë në vrasjes e Shkëlzen Kastratit në Fier.  Ai akuzohet si njëri ndër 4 personat që kanë marrë pjesë në vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 Shkurt në qytetin e Fierit. 3 të akuzuarit e tjerë zyrtarisht për këtë ngjarje janë Elmir Tufa, Elson Xheçuka dhe Roland Cara. Vrasësit e Kastratit udhëtonin me një fuoristradë Range Rover. Ata hapën breshëri me një kallashnikov me silenciator ndaj Kastratit që udhëtonte me një makinë Mercedes.

Durim Bami, Valter Bami dhe Marklen Haka u shoqëruan në polici pas atentatit të kryer ndaj Gentian Bejtjas, atentat ku mbeti i vdekur kunati i tij Ramazan Sino dhe dy djemtë e tij të mitur, ngjarje e ndodhur në korrik të viti të kaluar.

Durim e Valter Bami dhe Marklen Haka dikur kanë qenë miq me njëri-tjetrin por u prishën pas zhdukjes së Enver Stafukës.

Ata njihen si tre të fortët e Niklës, pasi kanë rekorde të theksuara kriminale në të shkuarën.

Durim Bami nga Kruja është një emër i njohur nga drejtësia, por sidomos nga publiku dhe politika shqiptare. Ai ka qenë dënuar më parë për vjedhje me armë. Bami është i njohur për atentatin e pretenduar nga Tom Doshi.

Për këtë atentat të pretenduar në dyert e Prokurorisë përfunduan të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit. Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami u akuzuan për kallëzim të rremë për çështjen e atentatit të pretenduar ndaj Tom Doshit dhe deputetit të PD, Mhill Fufi. Doshi akuzoi në 2015-ën ish-kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, se kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro. Valter Bami është vëllai i Durim Bamit edhe ky një emër i njohur i botës së krimit.

Astrit Avdylaj, me nofkën Niçja, njihet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza edhe për lidhje të forta politike. Ai u arrestua në vitin 2018, si pjesë e dosjes “339”, gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet në Has.

Gjatë hetimit rezultoi se Astrit Avdylaj dhe grupi i tij merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera evropiane. Në këtë aksion të policisë u arrestuan të paktën 22 persona të tjerë.

Përgjimet në lidhje me dosjen hetimore “339” treguan gjithashtu se Avdylaj ishte i përfshirë edhe në fushatën e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit. Media gjermane “Bild” publikoi biseda të tij dhe me ish-kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako ku flitej për sigurimin e votave, por edhe për influencë në përzgjedhjen e kandidateve për deputetë të PS në këtë qark në zgjedhjet e 2017.

Plaurent Dervishaj është anëtari i bandës së Durrësit. Dervishaj akuzohet për vrasjen e Vajdin Lames. Dervishaj është kunati i Lulzim Berishës dhe një prej personazheve kryesore të Bandës së Durrësit. Plaurent Dervishaj u arrestua në Dubai, por u la i lirë, pas shpalljes së tij në kërkim pas rrëfimit të dëshmitarit të drejtësisë Luftar Reçit, i cili ka treguar dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut.

Në këtë vrasje, Reçi ka treguar se e ka kryer së bashku me Indrit Taullaun dhe Plaurent Dervishajn. Ndërsa sipas Luftar Reçit, Lulzim Berisha ishte njeriu që i kishte propozuar vrasjen e ish-mikut të tij Saliu, në këmbim të vrasjes së hasmëve të Luftar Reçit.

Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, ishte akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore. Ai ka drejtuar një prej fraksioneve të bandës dhe me Lulzim Berishën, njeriun që sipas Prokurorisë e krijoi atë, pati një armiqësi të hapur për vite me radhë, madje tentoi edhe ekzekutimin e tij. E ashtuquajtura “banda kriminale”, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.

Sipas informacioneve të deritanishme masat për urdhër arrest janë lëshuar për: vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Valter Bamin, Durim  Bamin, vëlllezërit Avdylaj dhe ish-deputetin socialist Arben Ndoka.

Vizion+ /a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.