Atentati i Rrëshenit pa autor; qytetarët i shpëtuan një masakre nga breshëritë e automatikut të shkrepura pa mëshirë
Vrasja e 60-vjeçarit Martin Bardhi paraditen e së martës në qendër të Rrëshenit dhe plagosja e 3 të tjerëve vijon të mbetet pa
Vrasja e 60-vjeçarit Martin Bardhi paraditen e së martës në qendër të Rrëshenit dhe plagosja e 3 të tjerëve vijon të mbetet pa autorë.
Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona për atentatin, mes të cilëve edhe pjesëtarë të fisit Reçi me të cilët kishte konflikte viktima, por këta të fundit kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen.
Pas marrjes së dëshmive të shoqëruarit janë lënë sërish të lirë, ndërkohë që po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë të disa biznese në qytet si dhe përgjatë akseve rrugore nga ku mendohet se ka lëvizur automjeti i autorëve, që më pas u gjet i djegur në fshatin Gëziq të Mirditës.
Burime nga grupi hetimor thonë se makina tip fuoristradë e përdorur në ngjarjen kriminale kishte targa të falsifikuara.
Atentati i mirëorganizuar, mund të kishte përfunduar në një masakër, pasi ndodhi në mes të ditës , në një orar kur në rrugë kishte shumë qytetar.
Fuoristrada e zezë e autorëve ndaloi për pak çaste përballë lokalit, ku ishte ulur viktima dhe autorët qëlluan me breshëri automatiku.
Plumbat kapën edhe tre personat e tjerë të ulur në tavoline më Bardhin: pronarin e picerisë Olti Gjini, Ilir Bardhokun si dhe Indrit Bardhin djalin e xhaxhait të viktimës.
Të tre ata po marrin ende ndihmë mjekësorë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën .
What's Your Reaction?