Atentati me 6 të vrarë/ Mediat greke nxjerrin detaje të reja: Ja kombësia që i përkasin viktimat

Mediat greke kanë përditësuar të dhënat mbi atentatin gjatë mbrëmjes së kaluar në Greqi, ku u raportua për 6 viktima.   Paraprakisht u

Shtator 12, 2023 - 08:25
 0
Atentati me 6 të vrarë/ Mediat greke nxjerrin detaje të reja: Ja kombësia që i përkasin viktimat

Mediat greke kanë përditësuar të dhënat mbi atentatin gjatë mbrëmjes së kaluar në Greqi, ku u raportua për 6 viktima.

 

Paraprakisht u tha se banda ishte shqiptare por sipas informacioneve të fundit, bëhet fjalë për shtetas turq, por me vete kishin letërnjoftime franceze. Ngjarja ndodhi në qytetin bregdetar të Artemidës në Atikën Lindore, rreth 20 kilometra larg kryeqytetit grek.

 

Gjashtë burrat, të konfirmuar se ishin shtetas turq dhe jo shqiptarë, siç u raportua fillimisht, u qëlluan në një rrugë të izoluar rreth orës 18:30 të së hënës në mbrëmje, ndërsa po udhëtonin me një makinë me targa false gjermane. Pesë nga viktimat u gjetën të vdekur brenda automjetit dhe i gjashti, që besohet se ishte drejtuesi, ndodhej jashtë makinës.

Asnjë nga gjashtë viktimat, të cilat ende nuk janë identifikuar zyrtarisht, nuk ishin me precedentë penalë në Greqi.

 

Hetuesit mjeko-ligjorë janë duke kërkuar në vendin e krimit që nga e hëna në kërkim të provave që tregojnë se si ndodhi ngjarja dhe identitetit të autorëve, dhe kanë mbledhur më shumë se 20 gëzhoja në vendngjarje.

 

Autoritetet greke kanë bërë kërkesë për ndihmë edhe pranë Interpolit dhe po punojnë me kolegët gjermanë për të identifikuar targat.

 

Ndërkohë, hetuesit po mbledhin pamjet e kamerave të sigurisë me shpresën për të gjetur të dhëna që do t’i çojnë te autorët e sulmit, për të cilin disa dëshmitarë thanë se përfshinte një makinë me ngjyrë të errët dhe një motoçikletë.

 

Për momentin, policia po i trajton të shtënat si pjesë e një lufte në terren midis bandave rivale kriminale, ndoshta të lidhura me drogën.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.