Atentati ndaj ish-prokurorit/ GJKKO i rrëzon kërkesën, Ramazan Rraja mbetet pas hekurave

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ramazan Rrajës për lirimin nga qelia. Rraja u arrestua në prill të vitit 2023 pas një kohe të gjatë në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në Durrës në vitin 2019. “Personi nën hetim Ramazan Rraja më datë 23.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Revokim […]

Shkurt 8, 2024 - 11:58
 0
Atentati ndaj ish-prokurorit/ GJKKO i rrëzon kërkesën, Ramazan Rraja mbetet pas hekurave

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ramazan Rrajës për lirimin nga qelia. Rraja u arrestua në prill të vitit 2023 pas një kohe të gjatë në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në Durrës në vitin 2019.

“Personi nën hetim Ramazan Rraja më datë 23.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Revokim i masës së sigurimit “Arrest në burg” të caktuar për personin nën hetim Ramazan Rraja me vendimin Nr. 308 Akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ose në alternativë zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” dhe të caktohet masa e sigurimit ajo e “Detyrimit për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore” ose “Arrestit në shtëpi”.  Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 57, datë 07.02.2024, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës si të pabazuar në ligj dhe në prova.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.”

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Ramazan Rraja, një njeri i njohur i botës së krimit, nip i deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës, u arrestua mbrëmjen e 19 prillit (2023) nga policia, teksa ishte i armatosur me pistoletë në brez e me fishekun në fole, gati për qitje.

30-vjeçari i shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijaku, u arrestua në një lokal në zonën e Fushë-Krujës.
Ramazan Rraja, sipas policisë që nga momenti i shpalljes në kërkim nuk është larguar në asnjë moment në Dubai, por fshihej në trekëndëshin “Durrës-Lezhë -Tiranë”.

Në momentin e arrestimit 30-vjeçari, shoqërohej edhe nga një njeri tjetër i botës së krimit, 39-vjeçari Louis Konomi alias Elton Llozhi, i shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit për “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.

Në 20 janar 2023 për atantatin ndaj Ndojës u arrestuan Genti Ndërjaku alias Akil Ndërjaku, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija. Në 22 shkurt u arrestua në Abu Dhabi Amar Dritan Shkëmbit, në kërkim për atentatin janë edhe Julian Meçaj dhe Plaurent Dervishaj.

SPAK pretendon se Ramzan Rraja, bashkë me kushëririn e tij dhe persona të tjerë kanë organizuar atentatit ndaj prokurorit Arian Ndoja më 1 nëntor 2019. Në atentat mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe u plagos Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Ramazan Rraja është pyetur nga policia në muajin tetor të vitit 2022, edhe për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mes të vrarëve ishte kushëriri i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.