Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, Apeli i GJKKO lë në burg Ramazan Rrajën

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ramazan Rrajës për lirim nga burgu, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 04.01.2024, ora 11:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 60 […]

Janar 4, 2024 - 12:10
 0
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, Apeli i GJKKO lë në burg Ramazan Rrajën

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ramazan Rrajës për lirim nga burgu, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 04.01.2024, ora 11:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 60 akti, datë 26.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim R.Rr., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 472, datë 01.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e disponimit me nr. 472 akti, datë 01.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton gjykata.

Ramazan Rraja u arrestua më 19 prill në Fushë-Krujë, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Ndaj Rrajës është ngritur edhe akuza e armëmbajtjes pa leje, pasi në momentin e arrestimit i është gjetur dhe një pistoletë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.