Atentati ndaj Zamir Kalemit në Tiranë, Artan Hoxha zbardh detajet: Gjithçka nisi nga…!

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për atentatin ndaj Zamir Kalemit, i cili u godit në kryeqytet. Hoxha tha se vëllait të Kalemit i janë bërë disa atentate dhe se ngjarja e fundit ka të bëjë me ekzekutimin e bujshëm të Aleksandër Sadikajt pranë qendrës tregtare TEG dhe […]

Janar 15, 2024 - 22:43
 0
Atentati ndaj Zamir Kalemit në Tiranë, Artan Hoxha zbardh detajet: Gjithçka nisi nga…!

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për atentatin ndaj Zamir Kalemit, i cili u godit në kryeqytet.

Hoxha tha se vëllait të Kalemit i janë bërë disa atentate dhe se ngjarja e fundit ka të bëjë me ekzekutimin e bujshëm të Aleksandër Sadikajt pranë qendrës tregtare TEG dhe disa ngjarjeve në Greqi.

“U krijua përshtypja, që në kryeqytet kishim fituar një lloj qetësie, për shkak se edhe një pjesë e personazheve të botës së krimit ishin larguar nga vendi. Por, konflikti që ka ndodhur si pasojë e atentatit të fundit ndaj Zamir Kalemit, është konflikt i ri. Është vijim i një serie ngjarjesh që kanë nisur me atentatin në afërsi të qendrës tregtare TEG. Në rastin konkret teknika e atentatit është e njëjtë.

Personi i goditur nuk ka patur të kaluar të theksuar kriminale. Më tepër ka qenë vëllai i tij, Andrea (Adriatik) Kalemi, që gjatë vitit të fundit i janë bërë disa atentate. Kanë filluar ta quajnë si John Wick, që kujtojnë se e vrasin dhe ai kthehet. Ky është vëllai i Andreas (Adriatik) Kalemi.

Në ngjarjen ku u vra Aleksandër Sadikaj, pati vijimësi. U ekzekutua më pas Edmond Papa. Për këtë ngjarje është arrestuar edhe djali i një polici.

Në 9 gusht 2023, Andrea Kalemi, është plagosur pas një atentati në një ishull të Greqisë. Autorët vajtën me skaf nga Italia. Ai e kishte ulur vigjilencën. Në këtë atentat, Adriatik Kalemi u plagos dhe ka marrë 12 plumba.  Kur mjekohej, autoritetet greke hapën letrat dhe u rezultoi i dënuar, pastaj vajti në burg. Në burgun e Athinës u sulmua muajin e kaluar, nga një i dënuar egjiptian, që ishte paguar nga rivalët e tij shqiptarë.

Pasi i mbijetoi këtij atentati, sapo e mori veten nga spitali, e kanë riatdhesuar. Ai është rikthyer në Shqipëri. Por është munduar të jetë sa më larg vëmendjes. Kanë tentuar disa herë ta ekzekutojnë. Në pamundsi për ta arritur me të, i është bërë atentat vëllait të tij. Ai lëvizte me Smart por e shpëtoi gabimi i autorëve. Ka ndodhur në zonën e Selitës.

Kjo ka lidhje me zinxhirin e ngjarjeve në Greqi dhe vrasje te TEG në Tiranë.

Nëse mund të shohim një gjë pozitive në këtë gjë sterr të zezë, është fakti që autorët janë bërë më të përgjegjës dhe janë kujdesur të mos ketë viktima të pafajshëm”, tha Hoxha./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.