Atentati ndaj Zamir Kalemit, policia zbardh dinamikën, këto janë provat që do t’i çojnë drejt autorëve

Disa kamera sigurie, por edhe prova të tjera pritet që ti vijnë në ndihmë policisë në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së rëndë që ndodhi në Selitë të Tiranës, ku për pasojë mbeti i plagosur Zamir Kalemi. Burimeve policore konfirmuan për Vizion Plus se shënjestra është ndjekur sapo ka dalë nga banesa e tij nga […]

Janar 16, 2024 - 11:36
 0
Atentati ndaj Zamir Kalemit, policia zbardh dinamikën, këto janë provat që do t’i çojnë drejt autorëve

Disa kamera sigurie, por edhe prova të tjera pritet që ti vijnë në ndihmë policisë në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së rëndë që ndodhi në Selitë të Tiranës, ku për pasojë mbeti i plagosur Zamir Kalemi.

Burimeve policore konfirmuan për Vizion Plus se shënjestra është ndjekur sapo ka dalë nga banesa e tij nga një tjetër automjet, jo ai i tipit Nissan që u përdor për atentatin.

Në këto kushte, hetuesit kanë pamje të mjetit tjetër, ku i kanë fiksuar edhe targat. Në këtë mjet ndodhej vetëm një person ku dyshohet se ka patur si rol vëzhgimin e 40-vjeçarit si dhe për të informuar grupin e atentatorëve për lëvizjet e këtij të fundit.

Pasi autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku ndaj mjetit tip Smart që drejtohej nga Kalemi, janë larguar drejt Bërzhitës, ku më pas kanë djegur mjetin tip Nissan, brenda të cilit i gjet edhe arma e përdorur në atentat.

Dyshohet se në atentat kanë qënë tre persona. Edhe në zonën ku u dogj mjeti, policia ka arritur që të sigurojë disa pamje nga kamerat e sigurisë ku pritet të ndihmojë edhe më tej grupin hetimor.

Pas djegies së mjetit, autorët janë ndihmuar të largohen menjëherë pasi janë ndihmuar nga personi tjetër që kishte vëzhguar prej disa orësh Kalimin me mjetin tjetër.

Madje edhe gjatë atentatit, policia ka arritur që të sigurojë disa pamje nga kamerat e mjeteve që kanë kaluar aty pranë.

Nga ana tjetër në mjetin tip Nissan, për shkak të djegies, policia nuk ka arritur që të gjejë prova të tjera, përveç automatikut.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.