Atentati në Lezhë/ Viktima kushëriri i Ardian Nikulajt, policia jep detaje
Entjan Nikulaj është viktima nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të shtune, në hyrjen e qytetit të Lezhës. Ai është
Entjan Nikulaj është viktima nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të shtune, në hyrjen e qytetit të Lezhës. Ai është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt. Ky i fundit u vra disa muaj më parë në biznesin e tij në Shëngjin.
Policia njofton se Entjan Nikulaj është qëlluar me armë zjarri teksa lëvizte me automjetin e tij, në vendin e quajtur “Ura e trenit”. Ai është dërguar në spitalin e Lezhës, në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë, policia po vijon intensivisht kontrollin ezonës, teksa rrethanat e atentatit janë ende të paqarta. Uniformat blu kanë sekuestruar kamerat në zonën e atentatit.
What's Your Reaction?