Atentati në Shkodër, policia jep detaje: Sekuestruam kamerat, jemi në kërkim të autorit/ve

Policia ka reaguar lidhur me të shtënat me armë të regjistruara disa momente më parë në Shkodër. Sipas bluve të Shkodrës, të shtënat

Shkurt 8, 2024 - 19:31
 0
Atentati në Shkodër, policia jep detaje: Sekuestruam kamerat, jemi në kërkim të autorit/ve

Policia ka reaguar lidhur me të shtënat me armë të regjistruara disa momente më parë në Shkodër. Sipas bluve të Shkodrës, të shtënat janë zbrasur mbi automjetin e Selami Brahimit, i cili kishte ndaluar. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se ndodhet në vendngjarje dhe po kontrollon zonën përreth, në mënyrë që të arrestojë autorët.

Ndërkohë, uniformat blu kanë sekuestruar kamerat në zonë për të identifikuar autorët./vizionplus.tv.

“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin  e rrethanave të ngjarjes.

Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.