Atentati në Shkodër, zbardhet dëshmia e objektivit: Plumbi më kaloi mbi kokë, kam shpëtuar për mrekulli
Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e Selami Brahimit, gjatë mbrëmjes të së enjtes në hyrje të qytetit të Shkodrës. Në dëshminë
Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e Selami Brahimit, gjatë mbrëmjes të së enjtes në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Në dëshminë e tij para uniformave blu, 60-vjeçari ka deklaruar para oficerëve të policisë se nuk ka asnjë dijeni lidhur me plagosjen e tij dhe se nuk ka arritur të dallojë automjetin nga i cili është qëlluar drejt tij. Brahimi tha se ka shpëtuar për mrekulli sepse në sekondat e fundit kur është qëlluar ka kthyer kokën dhe i ka shpëtuar atentatit duke mos e marrë plumbin në kokë por në pjesën e sipërme të fytyrës. 60-vjeçari ka qenë në këmbë pasi sapo kishte lënë mbesën e tij poshtë një pallati.
“Unë sapo lashë mbesën time tek një punonjës që është afër picerisë. Sapo jam ulur poshtë më kanë qëlluar. Kam shpëtuar për mrekulli sepse në atë moment jam kthyer dhe plumbi më kapi fytyrën sepse ndryshe mund të më kishin qëlluar në kokë. Nuk kam arritur që të shoh asgjë. Nuk kam asnjë problem me askënd dhe nuk e di kush mund të jenë autorët. Po ashtu nuk kam arritur që të shoh asnjë makinë apo mjet tjetër të autorëve. Nuk kam pasur asnjë kërcënim apo problem ndaj nuk e kam idenë se kush më ka qëlluar dhe për çfarë arsye”, mësohet të ketë thënë i plagosuri.
Ndërkohë sipas burimeve ndaj Selami Brahimit është qëlluar afro 10 herë me automatik kallashnikov por vetëm një plumb e ka kapur në pjesën e fytyrës. 60-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrje dhe është jashtë rrezikut për jetën por ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Automjeti me të cilin qëlluan autorët ende të paidentifikuar, erdhi nga zona e Parrucës në drejtim të lagjes “Xhabiej”, dhe pasi qëlluan me armë zjarri u larguan në drejtim të daljes së Shkodrës. Policia po gjurmon lëvizjet e automjetit që nuk është gjetur ende.
Në Shkodër janë shoqëruar disa persona ndërsa po zhvillohen të tjera kontrolle nga forcat RENEA që kanë mbërritur pas plagosjes së 60-vjeçarit. Të shoqëruarit janë persona që mund të kenë dijeni rreth ngjarjes ndaj po merren në pyetje./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?