Atentati/ U qëllua me 4 plumba, njoftimi zyrtar: Kryeministri sllovak në gjendje të rëndë për jetën

Sllovakia u trondit nga një ngjarje e rëndë. Kryeministrit Robert Fico iu bë atentat me armë zjarri. Fico ka përfunduar fillimisht pa ndjenja në tokë nga të shtënat me armë, ndërsa më pas është transportuar për në spital, sipas asaj që raportojnë mediat lokale. Fico, u godit në stomak pasi u shkrepën katër plumba pranë […]

Maj 15, 2024 - 16:55
 0
Atentati/ U qëllua me 4 plumba, njoftimi zyrtar: Kryeministri sllovak në gjendje të rëndë për jetën

Sllovakia u trondit nga një ngjarje e rëndë. Kryeministrit Robert Fico iu bë atentat me armë zjarri.

Fico ka përfunduar fillimisht pa ndjenja në tokë nga të shtënat me armë, ndërsa më pas është transportuar për në spital, sipas asaj që raportojnë mediat lokale.

Fico, u godit në stomak pasi u shkrepën katër plumba pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit, sipas TA3.

Stafi i kryeministrit ka bërë një reagim zyrtar në profilin e Robert Fico në Facebook, ku shkruajnë se ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Aktualisht, kryeministri po transportohet me helikopter në Banská Bystrica, sepse do të duhej shumë kohë për të arritur në Bratislavë, për shkak të nevojës së një ndërhyrje urgjente kirurgjikale./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.