Atentatorët e Arjan Ndojës e “Rrumit”, nën akuzë edhe për trafik kokaine në Europë

Grupi që i bënë atentat ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, ku humbi jetën Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit, akuzohen edhe për trafik droge. Ndaj të arrestuarve për këtë dosje, SPAK ka caktuar një masë të dytë sigurie, arrest me burg për anëtarët e këtij grupi për këto akuza. Nga hetimet e thelluara, ka rezultuar […]

Tetor 17, 2023 - 13:35
 0
Atentatorët e Arjan Ndojës e “Rrumit”, nën akuzë edhe për trafik kokaine në Europë

Grupi që i bënë atentat ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, ku humbi jetën Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit, akuzohen edhe për trafik droge.

Ndaj të arrestuarve për këtë dosje, SPAK ka caktuar një masë të dytë sigurie, arrest me burg për anëtarët e këtij grupi për këto akuza.

Nga hetimet e thelluara, ka rezultuar se këta persona përveç ngjarjes kriminale të Nëntorit 2019, janë përfshirë edhe në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës në vende të Bashkimit Europian.

Burime pranë institucionit të akuzës, bëjnë me dije se anëtarët e këtij grupi janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal brenda dhe jashtë vendit.

Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e Prokurorisë duke caktuar arrest me burg për Ramazan Rrajën, Julian Pjetrin, Gent Nerjakun alias Akil Nerjaku dhe Bashkim Haxhinë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.