Atletico heq Realin nga kupa, Griezman gol vendimtar në shtesë, Barca vuan ndaj rivalit modest

Barcelona dhe Atletiko Madrid vijuan rrugëtimin e tyre në kupën e Spanjës duke shkuar në fazën çerekfinale. Goditjen më të madhe e bëri

Janar 19, 2024 - 17:00
 0
Atletico heq Realin nga kupa, Griezman gol vendimtar në shtesë, Barca vuan ndaj rivalit modest

Barcelona dhe Atletiko Madrid vijuan rrugëtimin e tyre në kupën e Spanjës duke shkuar në fazën çerekfinale. Goditjen më të madhe e bëri skuadra e Simeones e cila mundi në derbin e Madridit, Realin më rezultatin 4 me 2.

Sukses spektakolar i Los Colchoneros në fund të një ndeshje ku u deshën dhe kohët shtesë për të vendosur të kualifikuarin.

Në Metropolitano ishte skuadra e Ancelotit e cila e nisi fort ndeshjen duke goditur traversën me Belingham.

Në minutën e  20 Oblak protagonist i madh. Në dy raste portieri vendas shpëton portën nga gjuajtjet e Rodrigos dhe Vinisiues Junior. Mirëpo avantazhin e sigurojnë të besuarit e Simeones të cilët në të 39 zhbllokojnë shifrat me Linon.

Në ekstra stresimin e kësaj pjesë, Modric ekzekuton një goditje dënimi dhe Oblak gabon duke shkaktuar autogol.

Në nisje të pjesës së dytë sërish Atletico që kalon në avantazh përmes Alvaro Morates, avantazh që neutralizohet në minutën e  82 nga goli i barazimit të Joselu.

Derbi shkon në shtesë aty ku protagonist i madh bëhet Griezman  autor  në një gol të bukur që kapi shifrat ne 3 me 2, ndërsa në frymën e fundit Rikelme mbyll gjithçka me golin  e 4.

Në krahun tjetër Barcelonës iu desh të vuante jo pak për të mposhtur në transfertë skuadrën e kategorisë së tretë Unionistas de Salamanca.

Modestet vendas të cilët kishin eliminuar më herët Villaeralin kaluan të parët në avantazh me Alvaro Gomes. Vetëm në fundin e pjesës së paerë katalanasit barazuan me anë të Ferran Torres.

Në pjesën ë dytë Xavi hodhi në fushë Levandovskin, Pedrin dhe Gundogan për të ndryshuar ndeshjen dhe miqtë ia dolën të shënojnë dy herë me anë të Kunde dhe Balde./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.