Austria merr vendimin historik: Shtëpia ku lindi Hitleri nuk do të ekzistojë më

Shtëpia dhe mjediset përreth ku lindi Adolf Hitleri do të shndërrohen në një stacion policie që do të strehojë deri në 50 oficerë. Ky është vendimi më i fundit i autoriteteve austriake, që treguan të enjten planin për transformimin e objektit. Vendimi i Ministrisë së Brendshme austriake vjen pas disa vitesh debate se si të […]

Nëntor 16, 2023 - 20:49
 0
Austria merr vendimin historik: Shtëpia ku lindi Hitleri nuk do të ekzistojë më

Shtëpia dhe mjediset përreth ku lindi Adolf Hitleri do të shndërrohen në një stacion policie që do të strehojë deri në 50 oficerë. Ky është vendimi më i fundit i autoriteteve austriake, që treguan të enjten planin për transformimin e objektit.

Vendimi i Ministrisë së Brendshme austriake vjen pas disa vitesh debate se si të parandalohej shndërrimi i shtëpisë në një vend pelegrinazhi për neo-nazistët.

Megjithëse Hitleri lindi në Braunau në 1889, Austria ishte viktima e parë e nacionalsocializmit, pasi u aneksua nga Gjermania e Hitlerit në 1938.

Qeveritë më të fundit, megjithatë, kanë pranuar se austriakët ishin gjithashtu autorë të krimeve naziste dhe se kishte pak rezistencë ndaj sundimit të Hitlerit.

Në vitin 2011, Braunau pushtoi titujt e mediave kur i hoqi shtetësinë e nderit diktatorit nazist, edhe pse në fakt nuk e gëzoi kurrë atë. Këshilli i qytetit në atë kohë votoi unanimisht për t’i hequr Hitlerit të gjitha nderimet që kishte marrë dhe të cilat nuk kishin skaduar automatikisht kur ai vdiq në një bunker të Berlinit në 1945./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.