Autobusi bie në greminë, humbin jetën 23 persona

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën në Peru, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor. Mediat e huaja shkruajnë se për

Prill 29, 2024 - 20:05
 0
Autobusi bie në greminë, humbin jetën 23 persona

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën në Peru, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.

Mediat e huaja shkruajnë se për arsye ende të panjohura shoferi i autobusit humbi kontrollin e mjetit, e për rrjedhojë ra në greminë.

Aksidenti tragjik ndodhi gjatë natës, në një zonë rurale. Në autobus ndodheshin në total 35 persona, ndërsa mësohet se autobusi  ra nga një lartësi prej 200 metrash.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për rrethanat e aksidentit, ndërsa të plagosurit mësohet se ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore. /vizionplus.tv/ 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.