Autobusi i shkollës përplaset me betonieren, humb jetën një fëmijë dhe një shofer
Dy persona humbën jetën dhe rreth 40 të tjerë u plagosën pas një aksidenti automobilistik që ndodhi të premten në një autostradë në Teksas. Rreth orës
Dy persona humbën jetën dhe rreth 40 të tjerë u plagosën pas një aksidenti automobilistik që ndodhi të premten në një autostradë në Teksas.
Rreth orës 14:00 (me orën lokale) një betoniere doli nga korsia dhe u përplas kokë më kokë me një autobus shkolle në një autostradë në kontenë Bastrop, në verilindje të Austin.
#BREAKING: A Pre-K School Bus Collides with Cement Truck with over three dozen people were Involved, Injuries and Fatalities have been Reported
⁰#BastropCounty | #TexasCurrently Numerous law enforcement and emergency crews are currently on the scene in Bastrop County,… pic.twitter.com/0tMZE9fGcm
— R A W S A L E R T S (@rawsalerts) March 22, 2024
Një foshnjë në autobus ka humbur jetën menjëherë, ndërsa ka humbur jetën edhe drejtuesi i makinës që ishte mbrapa autobusit të shkollës dhe u përplas me të pasi nuk mundi të frenonte në kohë në kohë.
Autobusi i shkollës mbante 44 të vegjël dhe 11 të rritur që po ktheheshin nga një udhëtim në një kopsht zoologjik.
Katër të plagosurit, gjendja e të cilëve u cilësua si kritike, u dërguan me helikopter në spital.
Texas school bus with over 40 pre-K students struck by cement truck, killing 2, authorities say
Wright said in addition to the two people who died, 51 others were injured, including the bus driver.https://t.co/2rhJJt1sY6 pic.twitter.com/1ReiwhzZml
— Sentinel Colorado (@SentinelColo) March 23, 2024
Gjashtë të lënduarit e tjerë në gjendje të rëndë janë transportuar me autoambulanca, ndërsa të lënduarve të mbetur iu është dhënë ndihma e parë në vend dhe disa janë dërguar në spitale për ndihmë të mëtejshme mjekësore./vizionplus.tv
What's Your Reaction?