Automatik, municion luftarak dhe thikë, pranga 61-vjeçarit në Tiranë

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Kutreq”. Operacioni u zhvillua

Shkurt 8, 2024 - 12:25
 0
Automatik, municion luftarak dhe thikë, pranga 61-vjeçarit në Tiranë

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Kutreq”.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 4

Iu gjetën armë zjarri automatik, krëhër e municion luftarak, si dhe një mjet prerës thikë, në banesë, arrestohet në flagrancë 61-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kutreq”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. A., 61 vjeç, banues në Kutreq, Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e 61-vjeçarit, në fshatin Kutreq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik, krehër e municion luftarak, si dhe një mjet prerës thikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.