Autorë të tre vjedhjeve në Pogradec, policia arreston dy të rinjtë

Dy persona janë arrestuar nga policia në Pogradec, pasi akuzohen për veprën penale të vjedhjes, kryer në bashkëpunim. Operacioni u finalizua nga komisariati

Shkurt 9, 2024 - 16:27
 0
Autorë të tre vjedhjeve në Pogradec, policia arreston dy të rinjtë

Dy persona janë arrestuar nga policia në Pogradec, pasi akuzohen për veprën penale të vjedhjes, kryer në bashkëpunim.

Operacioni u finalizua nga komisariati i Pogradecit, pasi këta dy persona kanë kryer 3 vjedhje në qytet.

Sipas informacioneve, mësohet se D.K. 32 vjeç, dhe N.P. 35 vjeç, në bashkëpunim me njëri tjetrin, ruanin banesa dhe në momentin që brenda tyre skishte asnjë familjar, ata hynin dhe vidhnin pajisje elektroshtëpiake.

Të treja vjedhjet janë kryer brenda një periudhe një mujore, ndërsa disa prej këtyre pajisjeve janë sekuestruar nga policia. Do të jetë prokuroria që do të vijojë veprimet lidhur me këtë rast./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.