Autorë të vjedhjeve me dhunë, policia e Tiranës arreston 19-vjeçarin dhe dy të mitur

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar dhe dy të mitur, të cilët dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve me

Janar 7, 2024 - 10:00
 0
Autorë të vjedhjeve me dhunë, policia e Tiranës arreston 19-vjeçarin dhe dy të mitur

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar dhe dy të mitur, të cilët dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve me dhunë.

Operacioni i koduar “January” u realizua nga Komisariati Nr. 2, Nr. 1, Nr. 3 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”.

Në pranga kanë rënë E.Sh., 19 vjeç, si dhe dy të mitur të moshës 17 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, ditët e fundit, iu kanë vjedhur me dhunë, disa shtetasve, shuma të ndryshme parash. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit janë autorë të dyshuar të 4 vjedhjeve të ndodhura ditët e fundit, në disa lagje të Tiranës.

Gjatë kontrollit të banesës së njërit prej 17-vjeçarëve, shërbimet e Policisë, gjetën doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale.

Policia po punon për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.