“Autorët e ndoqën për disa orë” detaje nga atentati ndaj Kalemit: Targat e makinës ishin të vjedhura

Detaje të reja bëhen me dije nga atentati i mbrëmjes së djeshme në Tiranë, ku mbeti i plagosur Zamir Kalemi. Mësohet se autorët që tentuan të eliminojnë Kalemin, e kanë ndjekur objektivin e tyre për orë më radhë. Ekspertët kanë gjetur në vendngjarje 13 gëzhoja automatiku. Ndërkohë, autorët që e dogjën mjetin tip “Nissan” në […]

Janar 13, 2024 - 11:26
 0
“Autorët e ndoqën për disa orë” detaje nga atentati ndaj Kalemit: Targat e makinës ishin të vjedhura

Detaje të reja bëhen me dije nga atentati i mbrëmjes së djeshme në Tiranë, ku mbeti i plagosur Zamir Kalemi.

Mësohet se autorët që tentuan të eliminojnë Kalemin, e kanë ndjekur objektivin e tyre për orë më radhë.

Ekspertët kanë gjetur në vendngjarje 13 gëzhoja automatiku. Ndërkohë, autorët që e dogjën mjetin tip “Nissan” në Bërzhitë, kanë përdorur targa të vejdhura për kryerjen e atentatit, që më herët ishin denoncuar të humbura në Tiranë.

Distanca nga e cila autorët kanë qëlluar ishte e shkurtër, teksa makina në të cilën lëvizte Kalemi është përplasur edhe me trafikndarësen.

Ky i fundit u dërgua në spital ku iu nënshtrua operacionit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shënjestra e atentatit është vëllai i biznesmenit Adriatik Kalemi alias Andrea Kalemi, të cili brenda pak muajsh ju bë dy herë atentat në Greqi, por në të dyja rastet mori plagë të rënda dhe arriti të mbijetojë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.