Avioni luftarak rus shkel hapësirën ajrore finlandeze, zyrtarët: Kemi nisur hetim

Hapësira ajrore e Finlandës është shkelur nga një avion luftarak rus për herë të parë që nga anëtarësimi i vendit në NATO, duke

Qeshor 11, 2024 - 13:20
 0
Avioni luftarak rus shkel hapësirën ajrore finlandeze, zyrtarët: Kemi nisur hetim

Hapësira ajrore e Finlandës është shkelur nga një avion luftarak rus për herë të parë që nga anëtarësimi i vendit në NATO, duke fluturuar të paktën 2.5 kilometra brenda territorit të vendit. Kjo u zbulua nga zyrtarët finlandezë të martën sipas Independent.

Rusia ka konfirmuar se ka aeroplanë të shumtë bombardues dhe raketash që operojnë në rajonin e Balltikut, por nuk ka komentuar në mënyrë specifike mbi shkeljen e supozuar të hapësirës ajrore.

Ministria e mbrojtjes e Finlandës tha se një nga avionët hyri në hapësirën ajrore finlandeze për rreth dy minuta të hënën në mëngjes. Zyrtarët finlandezë thanë se po e merrnin seriozisht “shkeljen e dyshuar të zonës territoriale” dhe se një hetim kishte nisur.

Kremlini po përdor operacione të tilla për të minuar qëllimisht integritetin territorial dhe sovran të Finlandës, tha Instituti për Studimin e Luftës në SHBA.

Shkelja erdhi pasi Kievi tha se kishte rrëzuar një avion luftarak rus Su-57 Stealth duke përdorur drone me rreze të gjatë.

Vërehet se të martën Gjermania po organizon një konferencë dy-ditore për të mbledhur mbështetje për rimëkëmbjen e Ukrainës në solidaritet me Kievin në prani të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.