Avioni përplaset në oqean, humb jetën tragjikisht aktori amerikan dhe dy vajzat e tij

Një aksident tragjik ka ndodhur pranjë një ishulli në Karaibe, ku një avion i vogël me të cilin udhëtonin aktori amerikan Christian Klepser,

Janar 5, 2024 - 21:19
 0
Avioni përplaset në oqean, humb jetën tragjikisht aktori amerikan dhe dy vajzat e tij

Një aksident tragjik ka ndodhur pranjë një ishulli në Karaibe, ku një avion i vogël me të cilin udhëtonin aktori amerikan Christian Klepser, 51 vjeç, i njohur me emrin artistik Christian Oliver, dhe dy vajzat e tij është zhytur në oqean, për pasojë të tre kanë humbur jetën.

Në karrierën e tij si aktor, Christian Oliver ka luajtur në disa filma si Speed ​​Racer dhe Valkyrie, ndërsa kishte edhe një pjesë të vogël në filmin e fundit Indiana Jones.

Tragjedia ndodhi në ujërat e Bequia, pjesë e St. Vincent në Karaibe. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur dhe cilat ishin shkaqet e zhytjes së avionin në oqean.

Në momentin e aksidentit disa peshkatarë janë afruar menjëherë për t’i ndihmuar, por pa mundur t’i shpëtojnë.

Raportohet se piloti komunikoi me kullën menjëherë pas ngritjes nga aeroporti duke thënë se kishte probleme në avion, por pa i specifikuar ato, ndërsa më pas avioni u zhyt në ujë, duke i marrë jetën 4 personave.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.