Avokat Spartak Ngjela: Arben Ahmetaj nuk e ka të gjatë, do të ekstradohet në Shqipëri

Arben Ahmetaj nuk e ka të gjatë, do të ekstradohet në Shqipëri. Kështu u shpreh avokati Spartak Ngjela i ftuar në një intervistë televizive. Sipas Ngjelës, Ahmetaj po fshihet në një vend me të cilin Shqipëria është kundërshtare. “Shqipëria nuk ka forcë ta ekstradojë Arben Ahmetajn. Ka bërë krim ai, është i akuzuar, është goditur […]

Shtator 21, 2023 - 17:40
 0
Avokat Spartak Ngjela: Arben Ahmetaj nuk e ka të gjatë, do të ekstradohet në Shqipëri

Arben Ahmetaj nuk e ka të gjatë, do të ekstradohet në Shqipëri. Kështu u shpreh avokati Spartak Ngjela i ftuar në një intervistë televizive.

Sipas Ngjelës, Ahmetaj po fshihet në një vend me të cilin Shqipëria është kundërshtare.

“Shqipëria nuk ka forcë ta ekstradojë Arben Ahmetajn. Ka bërë krim ai, është i akuzuar, është goditur për korrupsion? Po shteti pse nuk e ekstradon? Epo pyesni Ramën! Nuk e ka të gjatë Ahmetaj, do ekstradohet. Ne jemi një vend shumë interesant në lidhje me politikën perëndimore, kështu që do ta sjellin në Shqipëri. Ai u arratis sa ishte akoma deputet. Ne nuk e dimë ku është tani. Ai ka vajtur në një vend që është armiku ynë. Nuk diskutohet kjo punë tani. Është kundërshtar i Shqipërisë. Në një nga këto vende ka vajtur. Atje më çon logjika. Fakti që nuk e dimë ku është, do të thotë që ai po mbahet në një vend ku ne nuk kemi mundësi të veprojmë”, tha avokati.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.