Avokatët e Dritan Goxhaj ankimojnë vendimin e Gjykatës Penale, e konsiderojnë politike

Avokatët e Dritan Goxhajt ankimojnë vendimin e datës 19 Shtator të Gjykatës Penale që lejoi dërgimin e Goxhajt në Gjykatën Speciale. Ish-ushtari i UÇK akuzohet për nxjerrjen e të dhënave të bashkëpunëtorëve të drejtësisë në çështjet që kanë të bëjnë me luftën në Kosovë. Raportohet se mbrojtja e Dritan Goxhajt e ka bazuar ankimin në […]

Tetor 6, 2023 - 11:00
 0
Avokatët e Dritan Goxhaj ankimojnë vendimin e Gjykatës Penale, e konsiderojnë politike

Avokatët e Dritan Goxhajt ankimojnë vendimin e datës 19 Shtator të Gjykatës Penale që lejoi dërgimin e Goxhajt në Gjykatën Speciale. Ish-ushtari i UÇK akuzohet për nxjerrjen e të dhënave të bashkëpunëtorëve të drejtësisë në çështjet që kanë të bëjnë me luftën në Kosovë.

Raportohet se mbrojtja e Dritan Goxhajt e ka bazuar ankimin në 3 pika, dhe konkretisht e konsiderojnë çështjen me natyrë politike.

Mbrojta pretendon se mungon nënshkrimi i ministrit të Drejtësisë së Kosovës për t’i hapur rrugë ekstradimit dhe së fundmi kundërshtohet ekstradimi drejt Hollandës, duke e konsideruar si një vend me të cilin, Shqipëria nuk ka marrëveshje. Në Hollandë ndodhet Gjykata Speciale e Kosovës.

Dritan Goxhaj u arrestua në fund të Korrikut që kaloi në Tiranë dhe do vijojë të mbahet në qeli në vendin tonë deri në një vendim të formës së prerë.

Bashkëpunëtori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka kundërshtuar vazhdimisht akuzën me thirrjen ndaj autoriteteve shqiptare që të mos e lejojnë ekstradimin e tij. Pas gjykimit në të tre shkallët e gjyqësorit, fjalën e fundit për këtë çështje do ta thotë Ministria e Drejtësisë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.