Avokati i Berishës: Betejë me të marrët! Pse të shkojë në SPAK se do Arben Kraja?

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj në emisionin “Top Story” tha se kërkesa e SPAK për Kuvendin nuk i gjeti të papërgatitur. Sipas tij, kjo nuk është çështje e Berishës me SPAK, por e opozitës dhe maxhorancës. “Kjo nuk është çështje e Berishës me SPAK, por e opozitës dhe maxhorancës, çështje që ka filluar […]

Dhjetor 12, 2023 - 22:26
 0
Avokati i Berishës: Betejë me të marrët! Pse të shkojë në SPAK se do Arben Kraja?

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj në emisionin “Top Story” tha se kërkesa e SPAK për Kuvendin nuk i gjeti të papërgatitur. Sipas tij, kjo nuk është çështje e Berishës me SPAK, por e opozitës dhe maxhorancës.

“Kjo nuk është çështje e Berishës me SPAK, por e opozitës dhe maxhorancës, çështje që ka filluar shtrembër, paraqitja e Berishës ishte zgjidhja më e thjeshtë, nuk e bëri sepse… ai është presidenti, kryeministri, lideri i opozitës, ata kujtohen dhe nisin një çështje penale, trajtohet në mënyrë të diskriminuar ligjore duke i privuar lirinë, një term i gjithëpranuar nga Kuvendi, interpretimi i dispozitës.

Duhet të kuptoni raportin që kemi me zotin Berisha, kjo është një çështje antikushtetuese, nul sepse nuk ka kaluar në shinat procedurale që duhet të kalojë ky tren penal, është shkelje kushtetuese që ka konsumuar SPAK me gjykatën ka çuar Berishën në atë zgjidhje. Një person përfaqësues, i votuar 30 e ca vjet, model i qëndrimit ndaj ligjit, të shkojë Berisha se do Arben Kraja?

Nuk na kanë kapur të pa përgatitur. Vendim i pazabardhur pas 48 ditësh, si mund të detyrojë Sali Berishën. Një zotëri si Berisha që rri gjithë ditën në televizor që hajde të të shoh unë ty? Betejat kanë dhe riskun, kjo është betejë me të marrët, SPAK po përdor një llogjikë, nëma autorizimin se Berisha nuk ka zbatuar një autorizim, ky Kuvend ti thotë prokurorëve  ç’është ky vendim që unë nuk di gjë? Ata e bëjnë si të duan, procedura nuk lejon ta bësh, maksimumi është arresti në shtëpi, prandaj ata e shkruajnë me vizë, mund të bëjnë dhe një korrigjim moshe, në fantazinë që kanë.

Ata janë të çmendur, edhe firmat e Edi Ramës për ndryshimin e territorit ia atribuojnë Berishës. Unë nuk e kam komoditetin që të them sipas meje. Ka ndryshuar destinacioni që dhe firmat e Edi Ramës ia atribuojnë Sali Berishës, ndodh se mendojnë se ato letra nuk do të lexohen”, tha Gjokutaj.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.