Avokati i Berishës paraqitet në Gjykatën e Posaçme

Genc Gjokutaj, avokat i ish-kryeministrit Sali Berisha eshte paraqitur ne ambientet e Gjykates se Posacme.   Berisha u therrit nga organet e drejtesise

Tetor 24, 2023 - 14:10
 0
Avokati i Berishës paraqitet në Gjykatën e Posaçme

Genc Gjokutaj, avokat i ish-kryeministrit Sali Berisha eshte paraqitur ne ambientet e Gjykates se Posacme.

 

Berisha u therrit nga organet e drejtesise si person nen hetim per aferen me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

 

Mirepo Berisha nuk pranoi te paraqitej ne Gjykate me arsyetimin se sipas Kushtetutes procesi per paraqitjen e tij para drejtesise duhet te kalonte nga parlamenti.

 

Pavaresisht mosprezencen se ish-kryeministrit, avokatet e tij, mes te cileve, Gjokutaj jane paraqitur ne Gjykaten e Posacme ne menyre qe te njihen ligjerisht si perfaqesues ligjore te Berishes dhe te dorezojne prokuroren nga lideri i opozites si avokate te tij.

 

Ky i fundit akuzohet per korrupsion pasiv ne rastin e privatizimit te ish-kompleksit Partizani, dhe per kete arsye ndaj tij eshte caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe kufizim i daljes jashte vendit.

 

Per kete dosje eshte arrestuar dhendri i tij Jamarber Malltezi te cilin gjykata dje e la ne mase sigurie “arrest me burg”.

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.